Rreth Nesh

Botimet Fleta u themelua në tetor të vitit 2015. Motivi kryesor për ngritjen e kësaj shtëpie botuese është përgjegjësia e themeluesve ndaj zhvillimeve publike.

Duke u nisur nga parimi “Fjalën e thënë e merr era dhe e shkruara mbetet”, themeluesit synuan t’ia hapin vetes edhe një shteg për të kontribuar në mënyrë më afatgjate ndaj të mirës së përgjithshme.

Angazhimi me fjalën e shkruar, në kohën kur interesimi për lexim është në nivel jo të kënaqshëm, kërkon ngadhënjimin ndaj luftës së brendshme për ta shtyrë punën më tutje. Botimet Fleta synon të mos jetë veç një numër më shumë në vargun e shtëpive botuese, prandaj veprat i boton vetëm atëherë kur mendon se ato kanë vlera: mendim, dije, shkencë, kulturë, art, letërsi, sociologji, fe, filozofi etj.

Elementi kryesor ndaj të cilit redaksia ka kujdes për ruajtjen e politikave botuese është mos ndikimi nga kërkesat e tregut. Mendojmë që vetëm kështu do ta ruajmë fisnikërinë e veprimtarisë botuese nga degradimi i saj në aktivitet tregtar.

Botimet Fleta përveçse e ka obligim që ta bashkojë autorin vendas me lexuesin e tij, vepron në atë mënyrë që librat e shkruar në gjuhën tonë t’i promovojë duke i përkthyer në gjuhë të huaja dhe ato të gjuhëve të huaja t’i përkthejë në shqip, për t’ia hapur lexuesit dhe fjalës shqipe edhe një dritare të re ndaj mendimeve të autorëve të huaj.

Një angazhim tjetër i kësaj shtëpie botuese është edhe realizimi i hulumtimeve në terren. Përmes hulumtimeve socio-politiko-ekonomike synon ta nxjerrë në pah gjendjen aktuale në zhvillimet shoqërore dhe t’i orientojë rezultatet tek institucionet përkatëse në mënyrë që të prodhohen politika për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Mbi të gjitha, shtysa për të qenë “Gjithmonë në kërkim të dijes” e përbën njëkohësisht edhe moton e cila i përshkruan Botimet Fleta.